Gazetari Robert Ppaa në një intervistë në Mcn tv ka komentuar lidhur me ultimatumin e bërë nga Bruksel për takimin Kurti-Vuçiç. Ai tha se Kosova ka punë me Amerikën dhe se amerikanët nuk e dorëzojnë Kosovën, por sipas tij duan njëlloj drejtpeshimi. Papa theksoi se nukbeson se do ketë sanskione ndaj Koosvës pasi Amerika smund ta bëjë këtë ndaj krijesës së saj. “Unë nuk jam për takime, takime, Kosova ka punë me Amerikën, ne duhet të negociojmë, kurse Evropa të merret me Vuçiç. Escobar nuk u tregua aq i ashpër sa duhej, toleroi pak. Qëkur kaloi te Franca dhe Gjermania kjo ishte pak e vështirë për ne, problemet që mund të kenë me Kurtin, në pamje të parë duken të tilla, por se dimë se çfarë ndodh pas kuintave. Amerikanët se dorëzojnë Kosovën, duan njëlloj drejtpeshimi, duan të tërheqin Vuçiç nga Rusia, por gabojnë se ai nuk largohet prej andej. Edhe Rama duket se ka një luftë të hapur ndaj Kurtit, nuk e di pse, por së fundmi ka bërë një indietro pas gafës së draftit. Ndaj Kosovës nuk do ketë sanksione, Amerika se bën këtë ndaj krijesës së vetë, Kosova është krijuar dhe ekziston ndaj tyre, vajta e Lajçak atje tregon kush është bos realisht. Do ja thotë qartë që ju si Evropë merruni me Vuçiç, Kosovën e kemi ne”.



