Begaj me Von der Leyen: Anëtarësimi në BE, objektivi strategjik i vendit

Begaj me Von der Leyen: Anëtarësimi në BE, objektivi strategjik i vendit

Presidenti Bajram Begaj, priti sot në takim Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

 

Begaj i përcolli Von der Leyen mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë, ndërsa rikonfirmoi se anëtarësimi në BE mbetet objektivi strategjik i vendit.

 

Teksa e cilësoi anëtarësimin në BE edhe si proces transformues për sa i përket forcimit të institucioneve, demokracisë dhe mirëqenies së qytetarëve, Presidenti i Republikës vuri në dukje se Shqipëria ka përparuar ndjeshëm në procesin negociues drejt finalizimit.

 

Plani i rritjes, SEPA, Eu4schools, janë shembuj të prekshëm të suksesit të këtij procesi.

 

Shqipëria i qaset këtij procesi me besim, por edhe me një kuptim të qartë të përgjegjësisë që ai mbart. Ambicia jonë është të ruajmë ritmin dhe të vazhdojmë përparimin drejt mbylljes së të gjithë kapitujve deri në fund të vitit 2027.

 

Gjatë takimit, Kreu i Shtetit nënvizoi se sundimi i ligjit, reforma në drejtësi, si dhe forcimi i institucioneve demokratike mbeten përparësi themelore.

 

Ne besojmë se e vetmja rrugë e qëndrueshme është ajo e reformave konkrete. Jo vetëm të bëjmë ligje, por të rrisim standardet sipas atyre evropiane dhe t’i vëmë në zbatim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy