Fundo: Drejtorët e Veliajt e mendonin veten të gjithëpushtetshëm, por ‘skulptori’ nuk i shpëton dot

Fundo: Drejtorët e Veliajt e mendonin veten të gjithëpushtetshëm, por ‘skulptori’ nuk i shpëton dot

Gazetari Elvi Fundo në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV ka folur për arrestimin e drejtorëve të Bashkisë së Tiranës, të dyshuar si personat që kanë krijuar një kompani për të marrë tenderat.

Ai tha se sipas informacioneve të tij nga SPAK për të gjithë këta persona në hetim do ketë një hetim pasuror dhe sipas tij veprimet e drejtorëve janë të një grupi të strukturuar të cilët kanë menduar se kanë qenë të gjithëpushtetshëm.

Në bashkinë e Tiranës KLSH prej disa muajsh ndodhet ATY dhe kontrollon tenderat. Është në grup i madh prej disa muajsh. Më thuhet se KLSH ndodhet prej disa muajsh në bashkinë e Tiranës dhe kjo është e rëndësishme.

Tani ajo që duhet të përmendim që është skandaloze është rruga që ka denoncuar Belind Këlliçi në zgjedhje rruga Xhon Belushi dhe sapo kam folur më një nga zyrtarët e SPAK për të gjithë personat në hetim do ketë hetim pasuror.

Ato veprime nuk janë banale por janë veprime të një organizate të një grupi të strukturuar, i ka dekonspiruar kapja e telefonit të asaj vajzë se ndryshe vështirë se do kapeshin sepse emrat e tyre nuk gjendeshin në regjistra.

Kur Këlliçi i denoncoi ata dolën dhe thanë do të akuzojmë për shpifje. Këta drejtorët kanë menduar se kanë qenë të gjithëpushtetshëm sepse skulptori nuk i shpëton dot.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy