Pandemia/ Meta: Nuk ka më kohë, të shtohet masivisht numri i testimeve

Pandemia/ Meta: Nuk ka më kohë, të shtohet masivisht numri i testimeve

Presidenti i vendit Ilir Meta i ka bërë thirrje qeverisë të shtojë numrin e testimeve në kuadër të parandalimit dhe përhapjes së Covid-19.

Sipas tij testimi është e vetmja mënyrë për të mbajtur në kontroll pandeminë dhe për të organizuar në mënyrë më efikase sistemin shëndetësor.

Meta vë theksin tek testimi i mjekëve, infermierëve, arsimtarëve dhe të moshuarve për të cilët duhet të ketë një testim të menjëhershëm.

Në këtë moment kritik të përhapjes së pandemisë, është jetike të shtohet masivisht numri i testimeve. Testimi është mjeti tepër efikas për diagnostifikimin, gjurmimin dhe trajtimin në kohë të qytetarëve të prekur nga COVID-19. Testimi është mundësia e vetme për të vendosur kontrollin mbi situatën dhe për të organizuar përgjigjen e sistemit shëndetësor për çdo qytetar të prekur nga COVID-19”, shkruan Meta.

Më tej ai rendit disa hapa. “1.Të gjithë mjekët, infermierët dhe personeli mbështetës në sistemin e shëndetësor, parësor dhe spitalor, të cilët janë në vijën e parë të përballjes me COVID-19.

2.Të gjithë arsimtarët, në çdo nivel, për shkak se testimi dhe gjurmimi pasues i rasteve të tyre lidhet drejtpërdrejt me shëndetin e fëmijëve tanë.

3.Të gjithë të moshuarit e vetmuar, të cilët jetojnë të shtëpitë e kujdesit social.

4.Të gjithë qytetarët me sëmundje bashkëshoqëruese”.

Sipas Metës, për të gjitha këto kategori është tepër e nevojshme, sipas rekomandimeve të OBSH-së dhe organizatave të tjera, të nisë menjëherë edhe vaksinimi me vaksinën e gripit stinor.

Për këtë qëllim të miratohet pa vonesë edhe një plan urgjent, transparent dhe i monitorueshëm në çdo moment.

Pandemia mund të vihet nën kontroll dhe jetët e qytetarëve mund të shpëtohen. Çdo ç’organizim, mosfinancim dhe mosveprim sjell pasoja fatale përditë. Shkenca ka folur. Koha për të vepruar nuk pret më”, përfundoi Meta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy