Në konferencën e fundvitit një ditë më parë, kryeministri Rama u ndal te arritjet e qeverisë së tij përgjatë vitit 2023. Sipas kryeredaktorit të MCN TV, Leonard Mitro, më shumë sesa bilancet politike të Ramës, shqiptarëve do t’u vlente një analizë e ekonomisë së vendit përgjatë vitit që mbyllet sot.
Në këtë fundvit, më i rëndësishëm do të ishte ministri i financave që duhej të llogariste me laps e letër sa është rritur mirëqenia në këtë mandat qeverisës. Në mënyrë që ne të mund të gjykonim mbi një panoramë që lidhet me interesin e çdo qytetari. Nëse viti më i mirë i Ramës përkufizohet me arritjet e politikës së jashtme apo luftës kibernetike që ishte dështim i madh, druaj të them se ky ishte vit i mirë. Kemi mungesë transparence në shumë vendim që janë marrë, por edhe në mënyrën si funksionon ekonomia sot. Pak ditë më parë, një deputet i maxhorancës kishte publikuar një video të situata në Lushnje, ku dominonin produktet e importit dhe produkti vendas ishte stok.
Mitro tha se shpresat për një konfigurim të ri të politikës varen te puna e SPAK-ut.
Shpresa e vetme për një konfigurim të ri politik duket të jetë prokuroria e posaçme, edhe pse rezistenca e establishmentit të vjetër duket të jetë e fortë. Nëse drejtësia arrin në nivele të larta, kam parasysh këtu inceneratorët, që mund të prekë kryebashkiakun, por edhe vetë Ramën, atëherë kjo mund të prekë zhvillimet brenda maxhorancës dhe kjo e fundit mundtë ndryshojë konfigurim nëse drejtësia vepron. Nëse opozita gjen rrugën, edhe mbështetja e ndërkombëtarëve mund të jetë më e fortë. Mund të shohim në një horizont të largët ndryshimet që për momentin duken në largëta.



