Gazetari Mariglen Kume tha në MCN Live se brenda PD-së mund të ketë garë për kryetar partive vetëm nëse ky do jetë vullneti i Sali Berishës. Kume shton se aktualisht eksponentët në PD janë të përqendruar te garat më të vogla brenda partisë, pasi e shohin të pamundur që ta rivalizojnë Berishën.
“Kanë shkuar në 800 kuti të rinumëruara dhe kanë ecur me të njëjtin trend. PD ka shkuar në mbi 400 vota që s’i takojnë, dhe PS në 300 e pak që s’i takojnë. Beteja bëhet për kandidatët. Kampioni për votat e vjedhura ka qenë Ervin Hoxha dhe z.Xhafaj, që rezulton me një numër të lartë, 255 Hoxha dhe Xhafaj 131, po ashtu edhe Qefaliaj me 128 nga PS. Nga PD rezulton me vota më tepër Alimehmeti me 90 vota.
PD rrezikon të ngelë pa numërues në zgjedhjet e ardhshme. Ajo që do duhet të bënte PD, mbase do duhej të ishte futur në një proces paralel, përpos denoncimeve të Berishës, partia duhet të kishte nisur një analizë të brendshme, që përveç asaj që konsiderohet si farsë elektorale të shikoheshin edhe problemet e brendshme.
Do bëhen edhe zgjedhje për funksionet brenda PD-së dhe grupit parlamentar. Ata shikojnë hallet e vogla, sepse për momentin e shohin të pamundur të rivalizojnë Berishën. Shikojnë pjesën më të vogël. Nëse do ketë garë për kryetar partie kjo do jetë vetëm me vullnetin e Berishës, sepse po qe ai në garë, askush s’e merr. Nga denoncimet e z.Berisha, ato vijnë ose nga Tirana, Elbasani, Durrësi. I vetmi qark që s’ka denoncime është Fieri, s’ka pasur asnjë lloj materiali”.



