Ndërkohë që PD-ja ka konfirmuar votën pro zgjatjes së afatit të organeve të Vetingut, nënkryetari i LSI deklaroi se reforma në drejtësi është e kapur. Në një prononcim për mediat Petrit Vasili u shpreh:
Kemi të bëjmë me një krim shtetëror, drejtësia nuk ka lëvizur fare, një drejtësi që do të zbarkonte në Kuvend. Kemi një Kuvend, vazhdimi i farsës së radhës, të një drejtësie të kapur. Farsë për të vazhduar ditët e një drejtësie të kapur", tha Vasili.
Ai u ndal edhe te protesta e banorëve të “5 majit”, duke thënë se:
Ato janë dhunuar, u është rrëmbyer brenda tani është një i pacipë që bën sikur do të bëjë bisedë me ta", tha ai.



