Samit i lirë i muxhahedinëve në Uashington, Mike Pence: MEK është alternativa më e mirë për Iranin (VIDEO)

Samit i lirë i muxhahedinëve në Uashington, Mike Pence: MEK është alternativa më e mirë për Iranin (VIDEO)

Një Samit dypartiak është mbajtur nga opozita iraniane më 28 tetor në Uashington për denoncuar veprimet e Presidentin aktual Ebrahim Raisi.

Në organizim morën pjesë personalitete të larta të MEK si dhe të politikës amerikane.

Udhëheqësja e muxhahedinëve, Maryam Rajavi foli për një kryengritje të iranianëve kundër Raisit dhe regjimit të Ali Khameneit.

“Populli iranian është gati për përmbysjen e regjimit tani më shumë se kurrë më parë. Është koha që komuniteti ndërkombëtar të mbajë anën e popullit iranian dhe dëshirës së tij për ndryshim. Pra, duhet bërë e qartë se: ndryshimi i regjimit në Iran, nga populli iranian dhe Rezistenca e tij, është i pashmangshëm, dhe asgjë nuk mund ta parandalojë atë.”

Nga ana tjetër, ish-zv.Presidenti i SHBA, Mike Pence pjesëmarrës në Samit shprehu hapur mbështetjen ndaj opozitës iraniane.

“Lëvizja e rezistencës në Iran nuk ka qenë kurrë më e fortë se sot. Njësitë e Rezistencës në Iran janë qendra e shpresës për popullin iranian. Ato janë motori i ndryshimit nga brenda vendit gjatë kryengritjeve dhe protestave të vazhdueshme. Populli amerikan qëndron pa asnjë dyshim në anën e popullit iranian dhe Rezistencës së tij.”

Shqipëria është një nga vendet perëndimore që ka pranuar të strehojë muxhahedinë dhe këtë fakt nuk ka harruar ta përmend gjenerali amerikan James Conway.

‘’Një vend bëri diçka konkrete për këtë, dhe ky ishte kombi i madh, Republika e Shqipërisë. Ata u dhanë mirëseardhjen dhe u thanë këtyre njerëzve: ejani këtu, bashkohuni me ne, jetoni në paqe e liri, dhe 2500 nga bashkatdhetarët tuaj zgjodhën ta bënin këtë.”

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy