Tabaku: Familjet shqiptare e mbyllin muajin me borxhe, çmimet janë rritur me mbi 34%

Tabaku: Familjet shqiptare e mbyllin muajin me borxhe, çmimet janë rritur me mbi 34%

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka folur për situatën ekonomike në vend, duke deklaruar se familjet shqiptare po detyrohen ta mbyllin muajin me borxhe për shkak të shtrenjtimit të jetesës.

 

Në videon e publikuar në rubrikën “Këndi i Javës”, ajo krahasoi vështirësitë e familjeve që jetojnë me pagë me përfitimet që, sipas saj, u shkojnë një rrethi të privilegjuar pranë pushtetit. 

 

Tabaku tha se fillimi i shkollës u ka shtuar familjeve shpenzime prej 11 mijë deri në 40 mijë lekësh për çdo fëmijë. Këto kosto, sipas saj, i shtohen ushqimit, qirasë, transportit dhe energjisë në një kohë kur pagat nuk po e përballojnë rritjen e çmimeve.

 

Duke iu referuar llogaritjeve, deputetja tha se një familjeje me dy paga minimale i shkon rreth 90% e të ardhurave për ushqimet bazë dhe qiranë.

 

Kjo ishte java e parë e shkollës dhe, për shumë familje, erdhi me shpenzime të shtuara. Përgatitja e një fëmije për në shkollë u ka kushtuar familjeve nga 11 mijë deri në 40 mijë lekë. Kjo është një kosto që vazhdon të rritet gjatë vitit dhe i shtohet barrës së përditshme të jetesës.

 

Prandaj ia vlen të flasim për pagat dhe të kuptojmë se si ia del një familje shqiptare me të ardhurat që ka sot. Kush e bën vetë pazarin e di sa e vështirë është të mbyllësh muajin me një pagë të zakonshme, kur përballesh me çmimet e ushqimeve, transportin, shpenzimet e fëmijëve në shkollë, energjinë dhe qiranë.

 

Këtu ka një problem real. Mesatarisht, rreth 40% e të ardhurave shkon për ushqimet bazë, ndërsa qiraja ose kësti i kredisë mund të marrë edhe 50–60% të tyre. Marrim shembullin e një familjeje me dy paga minimale. Pothuajse 90% e të ardhurave të saj shpenzohet që në fillim për ushqim dhe qira. 

 

Nga njëra anë janë familjet që mezi mbyllin muajin dhe marrin borxh për nevojat e tyre; nga ana tjetër, një pakicë që përfiton nga paratë publike. Sipas shifrave që kemi paraqitur, në 15 vitet e fundit pagat janë rritur me 27%, ndërsa çmimet me mbi 34%. Kjo do të thotë se fuqia blerëse e pagës ka rënë. Familjet e ndiejnë këtë çdo ditë, nga çmimi i karburantit deri te ai i ushqimeve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy