Sejamini: Shqiptarët kanë bërë zgjedhje të mira politike, oferta ka qenë e kufizuar

Sejamini: Shqiptarët kanë bërë zgjedhje të mira politike, oferta ka qenë e kufizuar

Gazetari Neritan Sejamini tha mbrëmjen e sotme në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN Tv se shqiptarët me atë që u ofrohet kanë bërë zgjedhje të mira politike. Sejamini tha se duhen parë në dy këndvështrime se pse nismat dhe partitë e reja nuk zënë vend, duke shtuar se nevojitet ofertë, mesazhe dhe figura të reja.

140-200 parti nuk i prishin punë askujt nëse këta me forcat e tyre mbledhin vota. Në politikë askush nuk ikën, largohesh nga pushteti vetëm nëse je i detyruar nga faktorë të caktuar. Kemi një zhgënjim me klasën tonë politike, një pjesë e popullsisë nuk voton, pse partitë e reja nuk arrijnë të tërheqin votues, pse nuk çajnë në këtë lloj sistemi, pse partitë e reja, nismat nuk zënë vend. Kjo duhet parë nga pikëpamja e kulturës sonë politike por edhe nga oferta.

Po të shikosh zgjedhjet në Shqipëri, Shqiptarët në total, kanë bërë zgjedhje të mira politike, nuk mund të thuash që kanë bërë zgjedhje të tmerrshme. Oferta ka qenë e kufizuar. Ju rrudhni ofertën politike. Shpresoj që në 2025 të mos jeni në koalicion me PD. Duhet ofertë e re që njerëzit të votojnë, duhen mesazhe të reja, figura të reja.

Të shpresosh që do ikin vetë, harrojeni.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy