Kryetari i Kuvendit Ilir Meta është rikthyer në vendlindje dhe marrë pjesë në inaugurimin e nisjes së punimeve të rrugës Skrapar-Përmet.
Meta tha se rruga do të sjellë zhvillimin e mëtejshëm të Skraparit dhe zonave përreth. Kreu i Kuvendit mori pjesë edhe në ceremoninë e celjes së sezonit turistik në Skrapar
Skrapari ka qënë ndalesa e rradhës e turit falenderues të Kryetarit të Kuvendit Ilir Meta. Ai inauguroi nisjen e punimeve të rrugës Skrapar-Përmet duke theksuar se ky investim do të rrisë zhvillimin e kësaj zone.
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ishte i pranishëm edhe në ceremoninë e celjes së sezonit turistik në Skraparsi dhe në panairin e organizuar me produkte bio të zonës.
Meta u shpreh se investimet e kryera në Skrapar do të mundësojnë rritjen e numrit të turistëve por edhe mirëqënien e banorëve të këtij qytetit.



