Konferenca e përbashkët me Borrellin dhe Varhelyi-n/ Rama: Nuk heqim dorë nga amnistia fiskale

Konferenca e përbashkët me Borrellin dhe Varhelyi-n/ Rama: Nuk heqim dorë nga amnistia fiskale

Në konferencën e përbashkët për mediat me zv.presidentin e Komisionit Europian Josep Borrell dhe Komisionerin për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, kryeministri Rama tha se nisma për amnistinë fiskale do të vijojë.

Kemi folur për amnistinë fiskale, qëndrimi ynë është i ditur. E vlerësojmë angazhimin e Komisionit Europian për të na ofruar ekspertizë dhe duam të vazhdojmë punën me ekspertët. Ne nuk heqim dorë thjesht sepse kjo nuk është gjë e mirë në parim. Ne kemi arsyet tona për të menduar që kjo është gjëja e duhur për Shqipërinë. Prandaj i falenderojmë për ekspertizën dhe sot kemi një draft krejt tjetër nga ai që ishte në fillim, pikërisht falë ekspertizës”.

BE është shprehur kundër dy nismave të qeverisë për amnistinë fiskale si dhe të ashtuquajturat “pasaportat e arta”. Lidhur me “pasaportat e arta” Borrell tha se mirëpritëm deklaratën e kryeministrit se skema nuk do të ndiqet më tej.

Ndërsa Rama tha se procesi është pezulluar derisa të shprehet Gjykata Europiane.  

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy