Tirana hesht për sulmin në Moskë/ Ambasada ruse: Ngushëllimet, nga qytetarët e thjeshtë

Tirana hesht për sulmin në Moskë/ Ambasada ruse: Ngushëllimet, nga qytetarët e thjeshtë

Politika shqiptare ka heshtur për sulmin terrorist në Moskë. As presidenti Begaj e as kryeministri Rama nuk e kanë dënuar aktin.

Por ndërsa ngushëllimet nga Tirana zyrtare kanë munguar, ish-kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar sulmin si një masakër të vërtetë.

Nga ana e saj Ambasada ruse në Tiranë thotë se ka marrë letra dhe mesazhe ngushëllimi vetëm nga qytetarët e thjeshtë.

Qytetarë dashamirës sjellin lule pranë ndërtesës së misionit diplomatik. Ambasada ka marrë telefonata dhe letra nga shqiptarë të thjeshtë që shprehin pikëllim dhe keqardhje për viktimat e sulmit terrorist dhe për të afërmit e tyre. U jemi sinqerisht mirënjohës të gjithë atyre që nuk qëndruan mënjanë dhe ndanë me ne dhimbjen e kësaj tragjedie të tmerrshme.

Lidhur me sulmin ambasada ka marrë telefonata dhe reagime nga vende të ndryshme të botës, e megjithatë deklarata që ka ngjallur pikëpyetje për të, është ai i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy