Kryeministri i Malit të Zi shpallet “Doctor Honoris Caus”/ Rama: Abazoviç, fenomen në politikën ballkanike

Kryeministri i Malit të Zi shpallet “Doctor Honoris Caus”/ Rama: Abazoviç, fenomen në politikën ballkanike

Kryeministri Edi Rama, ka qenë prezent në ceremoninë e dorëzimit të titullit “Doctor Honoris Caus” të kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazovic.

Rama e cilësoi sot kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç, mishërimi i kredos së veprimit dhe fenomen në politikën ballkanike.

Në fjalën e tij në përurimin e librit “Kritika e Etikës Globale” të Abazoviç në Tiranë, Rama u shpreh se do të thoshte dy fjalë, të cilat janë jo domosdoshmërisht për librin, por për autorin.

Është privilegj të jesh mik me një person, që është një fenomen në politikën ballkanike, një fenomen i veçantë dhe i pakrahasueshëm me askënd tjetër, jo sepse është doktor shkencash, jam i bindur që ka shumë doktorë në parlamentin shqiptar, por sepse falë veprimit ka arritur të guxojë në krijimin e një lëvizjeje politike, e cila është përtej etnike dhe ka synuar me sukses sepse i ka mbijetuar shekujve të paragjykimit dhe ndasive me njëri-tjetrit të krijojë një hapësirë ku pavarësisht përkatësisë etnike, njerëzit të bashkohen si qytetarë të të njëjtit vend.

Kryeministri Rama u shpreh se “në këtë kontekst Dritani përputh përmes veprimit sensin e tij etik ndaj shoqërisë, problemeve të shoqërisë dhe të ardhmes, duke u ngritur me shumë guxim përmbi ndasitë dhe duke ndërtuar një urë, siç quhet edhe lëvizja, sepse për mua ajo nuk është një parti politike, por është një lëvizje, një bërthamë krijuese, e cila shpresoj shumë që t’i mbijetojë kohës dhe të bëhet shembull për të tjerë në të tjera territore, ku bashkëjetesa përmes etnive të ndryshme është përjetuar për një kohë shumë të gjatë dhe është konsoliduar si bashkëjetesë mes të kundërtave, ndërkohë që Dritani e propozon bashkëjetesën si një bashkësi forcash komplomentare që krijojnë fuqinë”.

Në mesin e librit ka një kapitull që titullohet “Qëllimet, mjetet dhe parimet e politikës globale” dhe këtu Dritanit tonë si një ndihmesë për të kapërcyer si një komunitet i tërë shekuj dhe për të pasur një qasje që e vë globalizmin në funksion të së mirës dhe jo të keqes ka shumë urtësi. dhe kjo ura e Dritanit i ka këmbët tek kjo urtësi që përpiqet të derdhet në enët bosh dhe të krijojë një nivel tjetër të veprimit dhe ndërveprimit mes njerëzve.

Në fund të librit ka një tjetër citim, i cili është vazhdimi i asaj që sapo thashë. Prezumoj që mes këtyre 3 etapave libri ofron mundësi që këto dilema të arsyetohen me autorin dhe me autorë të tjerë që sillen nga autori këtu. Unë besoj që disa këtu mund edhe ta marrin përsipër mundimin për ta lexuar këtë libër, jam i bindur jo të gjithë. Por nëse disa do ta marrin mundimin shpresoj që ndonjëri të arrijë në fund të librit, e mbase ndër ata pak që do arrijnë në fund të librit, ndonjëri do të ketë kuptuar librin dhe pastaj do të jetë një bashkëudhëtar i filozofit që ka mbetur vetëm. Nuk është Dritani, Dritani nuk është vetëm, na ka ne, mbi të gjitha ka shpresën të cilën ai e mishëron më së miri një fenomen politik unikal në rajonin tonë që ka zgjedhur rrugën më të vështirë mbase për faktin që është i vetmi që ka zgjedhur rrugën më të vështirë ka edhe jo pak ndjekës e mbase do të ketë më shumë.

Në një ceremoni të posaçme, kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviç iu dorëzua titulli “Doctor Honoris Causa”, me motivacionin: për kontribut të shquar në promovimin e bashkëjetesës dhe bashkëpunimit ndërmjet komuniteteve të ndryshme në Mal të Zi, promovimin e multikulturalizmit dhe ndërtimin e instrumenteve të përbashkët për zhvillimin dhe ruajtjen e paqes e dialogut në rajon në funksion të integrimit të tij në BE.

Abazoviç gjatë fjalës së tij në këtë ceremoni, shprehu bindjen se se me një frymë të re, e cila edhe po ndihet, pa marrë parasysh se ka edhe zëra ndryshe, në të ardhmen shumë më shumë ka për t’u dëgjuar zëri i shkencës, njerëzve që kanë mundësi për të dhënë kontribut për zhvillim.

Në jetën tonë profesionale ka shumë çmime, por ato që kanë lidhje me jetën akademike kanë një rëndësi të posaçme. Të futim një frymë europiane në këto treva, të bashkohemi për të mirën dhe të kemi vizion të ndryshëm nga e kaluara. Të jemi të gatshëm të bëjmë edhe sakrifica për atë që duhet të jetë e ardhmja ndryshe nga ajo e viteve ’90.

Abazoviç kishte dhe një këshillë për të gjithë. Ai u shpreh se nëpërmjet leximit dhe shkrimit mbajmë të pastër mendjen, pasi sipas tij, jetës politike, përpos gjithë dinamikës, i mungon intelekti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy