Seanca parlamentare e kësaj të enjte është përfshirë në një debat mes deputetit Shpëtim Idrizi dhe ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati për çështjen e pazgjidhur çame.
Idrizi i kërkoi ministrisë së Jashtme të bëjë notë proteste në lidhje me përdorimin e termit Vorio Epir nga ministria e Jashtme greke. Në replikë Bushati tha se kemi të bëjmë me një çështje diplomatike dhe juridike. “Nuk bëj notë proteste as verbale. Të nxitemi të gjithë për të gjetur një zgjidhje të përbashkët”.



