
Odise Kote është liruar nga detyra si prefekt i Gjirokastrës.
Vendimi është marrë sot në mbledhjen e qeverisë.
Në vend të tij është emëruar Albana Hasanaj, e cila ka mbajtur deri tani detyrën e përgjegjëses së Zyrës Arsimore Gjirokastër-Libohovë.
Lëvizje janë bërë dhe në prefekturën e qarkut të Shkodrës. Majlinda Angoni është liruar nga detyra për t’i lënë vendin Holta Dudës.



