“Basha ishte një “star” në fushatë dhe tregoi se moderacioni funksionin në Shqipëri”. Kështu u shpreh analisti Mustafa Nano në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV teksa vlerësoi fushatën e kryedemokratit Lulzim Basha më të mirë se të kryeministrit Edi Rama.
Nano tha se nëse nuk do ndodhte ngjarja e Elbasanit dhe nuk do ishte Meta me agresionin e vet në opozitë, PD do të kishte marrë shumë më tepër mandate.
“Sipas meje përgjigja është shumë komplekse. Në fakt Bashën për herë të parë e kam pëlqyer gjatë kësaj fushate, më të mirë se Rama dhe në fund mendoj se është shpërblyer me një rezultat më të mira nga çe prisja ndërkohë që kanë në aleancë me Monikën dhe kanë bërë një numër gabimesh që me djegien e mandateve. Gjatë fushatës ka qen një “star” dhe tregoi moderacion dhe ky moderacion funksionin në Shqipëri. Nëse nuk do ndodhte ngjarja e Elbasanit dhe nuk do ishte Meta me agresionin e vet do merrte edhe më tepër. Fushata e tij është pëlqyer edhe nga ata të PS. Unë nuk e preferoj si personazh, e quaj pa dinjitet. Unë kam kohë që e kam konsideruar Ramën lider të dobët por ai ka pasur përballë Bashën dhe Metën”, tha Nano.



