Boçi: 137 fluturimet e Ramës me charter, dy herë më shumë se Presidenti amerikan

Boçi: 137 fluturimet e Ramës me charter, dy herë më shumë se Presidenti amerikan

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi në një deklaratë për mediat deklaroi se 137 fluturimet e Edi Ramës me charter, janë dy herë më shumë se Presidenti amerikan.

Sheiku Ahm- Ed Bin Rama Al Surrel, me charter pas fundshpine, ka reaguar me breshëri pasi hakerat i zbuluan numrin e fluturimeve me avion-taksi.

Siç e ka zakon kur kapet ngushtë, ai fut në përdorim gjuhën e ashpër dhe sharjet, a thua se gjuha do ta shpëtojë nga ajo që i bën mendja, për hir të tekave kryeministrore.

137 fluturime ka kryer zotëria e tij me avionin kryeministror, dhuratë e Erdoganit, pajë për zhbërjen e shkollave dhe llahtarisjen e fëmijëve shqiptarë.

Dy herë më shumë se ish-Presidenti amerikan Xhorxh Bush që, në dy mandate, ka kryer 74 fluturime me Air Force One.

Boçi tha se njeriu më i fuqishëm i botës ka kryer dy herë më pak fluturime në dy mandate se lideri më i pafuqishëm i Europës.

Sipas tij, këtë nuk e thotë Partia Demokratike, por e thotë media e njohur Politiko.eu.

Pse ndodh kjo? Sepse kryeministri ynë është në hava-limanin e tij, ku e ka shpënë shkëputja nga realiteti dhe hallet e popullit të vet.

Ndërkohë që ai merr sa herë i teket, avionin-taksi, populli i tij rrëmben taksitë e vdekjes për të kaluar La Manshin dhe shpëtuar kokën nga qeverisja e tij.

Ndërkohë që udhëheqësi ngrihet, vendi që ai udhëheq bie poshtë e më poshtë në renditjen e raporteve europiane dhe amerikane. Poshtë në cilësinë e jetës e lart në pasiguri, krim, shpopullim, e me radhë.

E vetmja arritje e zotërisë që i do charterat si fëmija lodrat, është refuzimi i darkës nga krerët e Parlamentit europian, kilotat dhe atletet e tij që bëjnë me siklet liderët botërorë, dhe loja e zënies së syve që i bëri kryeministrit kosovar Albin Kurti.

Kot e ka që na tregon atë shumën e harxhuar për fluturimet me charter. Nuk e ha njeri. Edhe furgoni i linjës Kafe Europa-Surrel të kishte qenë, do të kishte kushtuar më shumë.

Por jemi mësuar me shuma të tilla, si në rastin e vilës në Surrel, pallatit në Tiranë dhe të ardhurave nga pikturat dhe Kurbani. Shifra që herë bien e herë ngrihen sipas nevojës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy