Kurti prezanton Programin qeverisës, premton mbi 140 mijë vaksina

Kurti prezanton Programin qeverisës, premton mbi 140 mijë vaksina

Kryeministri, Albin Kurti ka prezantuar sot programin qeverisës para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, gjatë së cilës po diskutohet programi qeverisës 2021-2025.

Kurti tha se për 55 ditë janë bërë punë të mëdha. Ai shtoi se për këto 55 ditë kanë siguruar 75 mijë vaksina, e që siç thotë ai deri në fund të muajit do të vijnë mbi 140 mijë vaksina.

“Sot janë bërë 55 ditë nga marrja e detyrës dhe kemi bërë shumë punë, prioritet është menaxhimi i pandemisë dhe me marrjen e mandatit ne kemi hartuar një plan që së pari të ndalte trendin e rritjeve të rasteve. Pas 41 ditësh në hyrje në fuqi të masave të reja sot kemi një situatë krejt tjetër. Në këto 55 ditë kemi arritur 75 mijë vaksina derisa në fund të këtij muaji do t’i kemi 142 mijë vaksina. Qeveria është në krye të detyrës për të menaxhuar me pandeminë pa e neglizhuar”.

Teksa ka prezantuar programin qeverisës ai tha se në fushën e arsimit do të investohet në 160 çerdhe, 5 mijë mësimdhënës do të trajnohen.

“Programi qeverisë për katër vite duhet të marr kohën e nevojshme, qytetarët duan një program që përputhet me nevojat e tyre dhe është reflektim i premtimeve drejt së ardhmes. Do të investojmë në 160 çerdhe. Do të punësojmë 400 pedagog, 500 vlerësime të jashtme të shkollave, 5000 mijë mësimdhënës do të trajnojmë dhe do të vlerësojmë 9 mijë prej tyre dhe do t’i ofrojmë 1000 bursa për vajzat. Në institucionet publike do të heqin tarifat”.

Ai tha se në programin katër vjeçar Qeverisë do të ketë sigurime shëndetësore që njerëzit mos të vdesin në mungesë të ilaçeve. Ndërsa për shtesat tha se fëmijët mbi moshën 2 vjeçare do të marrin shtesa prej 20 euro në muaj, kurse ata mbi moshën 6 vjeçare do t’i marrin 10 euro në muaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy