Akuzat e Rai3, Fevziu: Asgjë e re nga ato që dinim, emisioni i drejtohej problemeve të brendshme italiane

Akuzat e Rai3, Fevziu: Asgjë e re nga ato që dinim, emisioni i drejtohej problemeve të brendshme italiane

Gazetari Blendi Fevziu në emisionin Të Paekspozuarit në MCN TV ka komentuar reportazhin në emisionin ‘Report’ në Rai3 për të cilin u shpreh se ato që thuhen aty nuk janë gjëra të reja pasi kanë çështje të publikuara më herët.

Ai tha se emisioni tentonte të godiste kryeministren italiane për zhvillime të brendshme, ndërsa parashtroi si problem faktin e mos transmetimit të tij veçanërisht pasi ishte paralajmëruar.

E para emisioni nuk kishte gjëra të reja që si dimë, kanë qenë gjëra të publikuara dhe më herët. Natyrisht të thëna nga një televizion i madh marrin peshë. Nga ana tjetër duhet të kemi parasysh se emisioni i drejtohej problemeve të brendshme italiane, tentonte të godiste kryeministren italiane për zhvillime të brendshme.

Për mua problemi qëndron në faktin e mos publikimit të një reportazhi të tillë dhe të shohësh se me lehtësinë më të madhe fshijnë një reportazh që kishte intervistuar njerëz të rëndësishëm dhe nuk e transmetojnë. Nuk e gjykoj dot por të zhdukësh një emision të paralajmëruar të njoftuar mua më vjen keq, është një prej karagjozllëqeve më të mëdha të medias.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy