
Hakerët iranianë kanë goditur sërish, duke postuar në “Telegram” të dhëna nga dega e një banke në Shqipëri, ku mes emrave të klientëve është edhe ai i kryeministrit Edi Rama.
Në lidhje me këtë të fundit jepen të dhënat e dokumentit të identifikimit, kodi personal, email-i, etj.

Në postimin në Telegram thuhet:
"Premtimet e pa mbajtura, llogaritë paradoksale. Ju kurrë nuk jeni kujdesur për asetet e njerëzve dhe as nuk do të kujdeseni. Dhemshuria është një fjalë që thjesht s’e kuptoni. Ka "popull" dhe "sundues". Vous Vous croyez sorti d'la cuisse de Jupiter. Mbështetja për terroristët nuk do të justifikohet nga gjeneratat e ardhshme”.



