Kryemadhi akuza nga Dibra: Rama e dorëzoi shtetin në dorë të mafias

Kryemadhi akuza nga Dibra: Rama e dorëzoi shtetin në dorë të mafias

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka zhvilluar sot një takim me strukturat e partisë në Dibër.

Duke akuzuar kryeministrin Rama si përgjegjësin kryesor për gjendjen e vështirë ekonomike të qytetarëve shqiptarë, ajo tha se populli duhet të reagojë.

Kryemadhi, në takimin e saj të parë me strukturat në Dibër, si kryetare e LSI, u shpreh se “Shteti është i kapur nga mafia, dhe investitorët e shohin vendin si ‘Kolumbinë e Europës”.

“Rama e dorëzoi shtetin në dorë të mafias”, tha ajo.

“Sot kemi një qeveri pa program. Po shohim teatër si shkarkohen e emërohen drejtorë, prefektë, si dhe prova gjenerale në televizione që i përgatisin kryemninistrit Rama të ardhmen e tij qeverisëse. Emërimi i 12 prefektëve është teatri i radhës i Ramës”, u shpreh Kryemadhi.


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy