Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, një ditë përpara datës së zgjedhjeve, solli sot në vëmendje respektimin e Kodit Zgjedhor, për heshtjen zgjedhore.
Celibashi tha se, “dita përpara datës së zgjedhjeve dhe data e zgjedhjeve, deri në orën e mbylljes së votimit, formojnë periudhën e heshtjes zgjedhore”.
Në periudhën e heshtjes zgjedhore nuk lejohet asnjë lloj fushate zgjedhore nëpërmjet organeve të medias, si dhe zhvillimi i mitingjeve ose i veprimtarive të tjera zgjedhore të subjekteve zgjedhore.
Të dielën, mbahen zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 bashki të vendit.



