Pedagogu dhe analisti Roland Bejko komentoi në studion e MCN deklaratën e kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha, i cili ka folur për trajtim çnjerëzor të Erion Veliajt në burg. Bejko tha se nuk ka asgjë të vërtetë në deklaratën e Berishës, i cili po e përdor rastin për të përbaltur drejtësinë.
Zoti Veliaj përfaqësohet nga avokatët e tij. Nëse nuk ka mundësi të shprehet ka avokatë shumë seriozë që e njohin mirë drejtësinë. Unë do të shqetësohesha nëse do të dilte avokati i zotit Veliaj për ta thënë një gjë të tillë. Meta dhe Berisha janë në një valë kundër drejtësisë së re dhe duan ta përbaltin me çdo kusht. Nuk besoj se keqtrajtohet ish-presidenti në burg. Shqipëria është e monitoruar nga institucionet ndërkombëtare. Për të tjerët mund ta besoj që janë në kushte të vështira, por jo për ish-kryeministrin, ish-president. E dimë si është trajtimi në burg. Para disa ditësh morëm vesh që për njerëz të fuqishëm të krimit hyjnë eskorta. Ai sjell rastin e Veliajt për të përbaltur drejtësinë. Ai thotë se kushtet e këqija dhe trajtimi që u bëhet të burgosurve ia kalojnë edhe kohës së Enverit.
Në lidhje me të ardhmen politike të Veliajt, Bejko tha se gjithçka varet nga vendimi i gjykatës. Ai theksoi se SHBA do të vijojë të mbështesë Shqipërinë në çështjet e drejtësisë dhe sigurisë.
Ajo që ndodh me Veliajn është çfarë interesash do të ketë pasi të dalë nga burgu. Varet nga vendimi i gjykatës a do të ketë të drejtë të ushtrojë funksione publike. Me këto akuza që janë paraqitur deri tani rrezikon 9 vite burg. Jam i bindur se për çështjen e sigurisë dhe drejtësisë, SHBA nuk do të largohen nga rajoni. Duke qenë se Ballkani është një Lindje e Mesme e Europës, atëherë është e nevojshme.
Duke u ndalur te përfundimi i hetimeve për deputeten socialiste Klotilda Bushka, Bejko tha se ajo duhet të marrë ndëshkimin e duhur nga drejtësia.
Zonja Bushka nuk i ka rezistuar dot trendit “sa jemi në pushtet, bëjmë një dorë paresh”. Zonja Bushka duhet të marrë atë që i takon.



