Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike,Grida Duma,në një deklaratë për shtyp të pasdites së të martës, ka vijuar denoncimin e asaj që e quajnë si skandali 80 mijë dollarësh i fotos së kryeministrit Rama me Presidentin amerikan, Barack Obama.
Duma ka bërë të ditur se mediet më të rëndësishme të botës kanë nxjerrë fakte të reja për atë që në selinë blu e quajnë krim federal.



