Meta takon kryetarin e Komunës Arbëreshe: Mbështetje për binjakëzimin me bashkitë tona

Meta takon kryetarin e Komunës Arbëreshe: Mbështetje për binjakëzimin me bashkitë tona

Presidenti i Republikës Ilir Meta është takuar me një delegacion arbëresh teksa nuk ka munguar një dhuratë e veçantë.

Kreu i Shtetit publikon foto nga takimi me kryetarin e Komunës Arbëreshe të Montecilfone, Rajoni i Molises, z. Giorgio Manes dhe delegacionin, që e shoqëronte, takim për të cilin thotë se ishte vëllazëror.

Meta shpreh të gjithë mbështetjen e tij për vizionin e z.Manes për binjakëzimin e komunave arbëreshe me bashkitë tona, në realizimin e projekteve të përbashkëta ekonomike, sociale, kulturore dhe artistike.

Përherë i lumtur të mirëpres përfaqësues të komunitetit shumë të dashur Arbëresh, urë e fortë dhe shekullore lidhëse e marrëdhënieve tradicionalisht të shkëlqyera me popullin dhe Italinë mike. Vëllazëror ishte edhe takimi me Kryetarin e Komunës Arbëreshe të Montecilfone, Rajoni i Molises, z. Giorgio Manes dhe delegacionin, që e shoqëronte, me të cilët zhvilluam një bisedë shumë të ngrohtë. I lumtur të njihesha me përpjekjet e tij për mbrojtjen e gjuhës, kulturës dhe traditave arbëreshe, që meritojnë të promovohen dhe trashëgohen brez pas brezi. Përjetë mirënjohës komuniteti arbëresh, që mbetet sot ruajtësi i vetëm i gjuhës të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, një thesar i madh për kombin tonë, për Italinë dhe për trashëgiminë europiane dhe botërore.

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe njerëz në këmbë

Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe njerëz në këmbë

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy