Gjenerali Dodë Prenga duke folur në Mcn Informacion tha që duhet të përgatitemi në çdo kohë për një luftë hibride. Sipas tij duhet të jenë të përgatitur si strukturat shtetërore ashtu edhe qytetarët.
“Definicioni i luftës hibride ka dalë në 2007, dhe u përdor masivisht në aneksimin e Krimesë. Lufta hibride s’është e mirëfilltë dhe ushtarake, por është në interes të palës që e organizon, për të dekurajuar kundërshtarin, në mënyrë që të kthejë asetet. Zhvillimi i teknologjisë e ka avantazhuar. Lajmet e rreme dhe dezinformimi janë përdorur në të gjitha llojet e luftërave. Duhet të jemi gati për çdo kohë për luftën hibride. Kjo është paralajmëruese për të ardhur pjesa tjetër, që arrin qëllimin e kundërshtarit. Jemi në këtë presion dhe do vazhdojmë të jemi. Mund të ndryshojmë mendimin e çdo qytetari me një lajm të rremë, me një mashtrim. Duhet të jenë strukturat shtetërore dhe qytetarët të përgatitur”.



