
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Arjan Curri, teksa komentoi nismën “Ballkani i Hapur”, e cilësoi atë pozitive.
Duke sjellë në vëmendje një shembull nga pushimet e tij të verës në jug të vendit, Curri tha se jugu ishte mbushur plot me serbë e malazezë dhe kjo sipas tij është diçka e mirë nëse duam që të zhvillojmë turizmin.
Këtë vit i kam bërë pushimet në jug, ishte mbushur jugu me serbë, malazezë, maqedonas. Askush nga ne, nuk i bezdisi, sepse lokalet, hotelet ishin plot. E pashë si pozitive këtë gjë. Vitin e parë do të ketë reagim, por vitin e dhjetë kur të lulëzojnë bizneset, nuk do të jemi më kaq nacionalist. Pashë italianë, spanjollë, grekë. Nëse duam të zhvillojmë turizmin, mirë është që të lëvizin. Lëvizja e mallrave, kapitaleve, njerëzve, është gjë e mirë.



