Kume: Do diskutohet emri i ri në krye të SHISH, Vlora Hyseni komunikonte 25 herë në ditë me Agasin

Kume: Do diskutohet emri i ri në krye të SHISH, Vlora Hyseni komunikonte 25 herë në ditë me Agasin

Gazetari Mariglen Kume, në një intervistë për ‘MCN Live’, komentoi mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe zhvillimet e fundit lidhur me drejtimin e Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH).

 

Kume u ndal fillimisht te mungesa e opozitës në mbledhjet e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, duke theksuar se, edhe pse ligji nuk e detyron thirrjen e saj, për çështje me rëndësi të veçantë do të ishte e arsyeshme që të përfshiheshin të gjitha palët politike.

 

Që kur ka ardhur Bajram Begaj në krye të Presidencës, nuk ka pasur një ftesë për opozitën në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë. Thirrja e opozitës nuk është e detyruar me ligj, por në të tilla diskutime për çështje mjaft të rëndësishme supozohet të përfshihen të gjitha palët politike. Ka pasur raste që ftohet edhe kryetari i opozitës, por në këtë rast jo, ku të pranishëm ishin ministri i Jashtëm, ministri i Brendshëm, kreu i Policisë, kryeministri dhe kryetari i Kuvendit.

 

Sipas gazetarit, fokusi kryesor i mbledhjes pritet të jetë diskutimi për drejtimin e ri të SHISH, pas zhvillimeve që kanë përfshirë ish-drejtuesen e institucionit, Vlora Hyseni.

 

Megjithatë, vlen të theksohet se me rëndësi është pjesa që do të diskutohet sa i përket zgjedhjes së emrit të ri që do të vendoset në krye të SHISH.

 

Kume ngriti gjithashtu pikëpyetje mbi komunikimet mes ish-drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni dhe Ergys Agasit, i cili, sipas tij, në atë periudhë ishte person në kërkim dhe me masë sigurie.

 

E dinim që Agasi ishte me masë sigurie dhe kërkohej si pjesë e drejtimit të grupit të strukturuar të AKSHI-t dhe në atë kohë drejtuesja e SHISH komunikonte me të 25 herë në ditë dhe nuk e raportonte, por i tregonte atij se kur i kishte takimet me kryeministrin dhe të huajt.

 

Kume tha se deri më tani, sipas tij, nuk rezulton ndonjë e dhënë që Hyseni ta ketë marrë Agasin si informator të SHISH, pavarësisht pretendimeve të ngritura lidhur me këtë çështje.

 

Në çdo gjurmë të SHISH nuk ka asnjë të dhënë që ajo ta ketë marrë si informator Agasin, siç pretendohej, dhe kjo është një arsye që ne duhet të flasim për të dhe të inkurajojmë SPAK-un që të shkojë më tej me hetimet për të.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy