Plotësimi i vakancës së Ahmetajt në Kuvend/ KQZ: Do të njoftohet Plarent Ndreca nëse do të marrë mandatin

Plotësimi i vakancës së Ahmetajt në Kuvend/ KQZ: Do të njoftohet Plarent Ndreca nëse do të marrë mandatin

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka shpallur zyrtarisht sot në mbledhjen e saj moszgjedhshmërinë e kandidates socialiste në zgjedhjet e vitit 2021, Dallëndyshe Bici, e cila refuzoi të merrte mandatin e lënë pezull nga ish-kryeministri i vendit, Arben Ahmetaj.

Kësisoj Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të njoftojë sot për plotësimin e vendit vakant në Kuvend, kandidatin e radhës në listën shumëemërore të Partisë Socialiste në Tiranë, Plarent Ndreca.

Bici informoi dje KQZ-në se nuk do të vijojë procedurat ligjore përkatëse për marrjen e mandatit të deputetit në Kuvendin e Shqipërisë, për shkak të angazhimit në detyrën funksionale që ushtron aktualisht në institucion qendror.

Ndërkohë Komisionari Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi bëri të ditur se do njoftohet për vakancën kandidati i radhës në listën shumëemërore të Partisë Socialiste, i cili është Plarent Ndreca.

Mandati i Arben Ahmetaj ka përfunduar para afatit, për shkak se në 6 muajt e fundit, Ahmetaj nuk ka qenë prezent në Kuvend.

Ndaj tij janë ngritur akuza penale nga SPAK për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe deklarim i rremë dhe fshehje pasurie.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy