Deputetët e përjashtuar të opozitës kërkojnë pjesëmarrje në seancën plenare të 3 marsit

Deputetët e përjashtuar të opozitës kërkojnë pjesëmarrje në seancën plenare të 3 marsit

Deputetët e Rithemelimit, Albana Vokshi dhe Oerd Bylykbashi kanë dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë kërkesën që në seancën plenare për ditën e nesërme ku do të mbahet mocioni me debat me kryeministrin Edi Rama, të jenë të pranishëm edhe deputetët e përjashtuar të opozitës.

Në një deklaratë për mediat, deputeti i PD, Oerd Bylykbashi tha se kjo është tregues që mazhoranca po vepron me dy standarte, pasi për përjashtimet e deputetëve të opozitës, ka qëllim t’u mbyllë gojën që të mos kërkojnë llogari për skandalin ku është përfshirë kryeministri Edi Rama, në çështjen McGonigal.

Është i njëjti standard që është përdorur kundër deputetëve të opozitës. Rama po përdor qartazi rregulloren e Kuvendit si dhunim ndaj të drejtave të deputetëve të opozitës.

Ne kemi kërkuar ngritjen e komisionit Hetimor, mocionin me debat. Kjo për skandalin McGonigal. Autoritet e shohin të nevojshme të zhvillohet me dyer të mbyllura për shkak të tronditjes së rëndë.

Vendimi i mazhorancës që të rrëzojë kërkesën tonë për përjashtimin e Spiropalit, u bë, ndërsa deputetë të opozitës përjashtohen. Rama është simboli i dhunimit të parlamentit të Shqipërisë. Kjo mazhorancë është me dy standarde,.

Deputeti Bylykbashi tha se 3 marsi do të jetë një protestë e jashtëzakonshme, kundër regjimit të Edi Ramës.

3 marsi është një protestë e jashtëzakonshme kombëtare e cila është kundër kulmimit të kësaj të keqe që lidhet me centralizimin autokratik, gjithë pushteti i Edi Ramës.

Kujtojmë se në vendimin e sekretariatit të Etikës të datës 21 shkurt u përjashtuan nga seancat plenare 6 deputetë të opozitës për shkelje të etikës.

 Për katër prej tyre, konkretisht për Edmond Spahon, Elda Hotin, Sorina Kotin, Oerd Bylykbashin përjashtimi është ende në fuqi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy