Ligji për Kalimin e Pronësisë, Tabaku: Antikushtetues, i jep Ramës fuqinë e një gjykate

Ligji për Kalimin e Pronësisë, Tabaku: Antikushtetues, i jep Ramës fuqinë e një gjykate

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, të enjten, shpjegoi pesë arsyet pse ligji për Kalimin e Pronësisë që miraton kryeministri Edi Rama është anti-kushtetues.

Përmes një deklarate për mediat, Tabaku theksoi se ky ligj i jep Ramës fuqinë e një gjykate, duke vendosur për kufijtë e pronës në rast konflikti, gjë që kjo bie ndesh me Kodin e Procedurës Civile, ndërsa merr në fuqi kompetenca ekstraligjore.

Tabaku deklaroi se PD, zotohet se do t’a rrëzojë këtë korpus ligjor anti-pronë, që cënon dhe sulmon parimin themelor të barazisë përpara ligjit, gëzimin e të drejtës së pronës dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Sipas saj, në projekt-ligjin për Kalimin e Pronësisë, mazhoranca nuk ka respektuar asnjë nga këshillat parimore të ofruara nga Komisioni i Venecias.

Ndërsa, thekson se qeveria ka ideuar një ligj po aq malinj që e ka ndryshuar vetëm në fasadë dhe ka ruajtur brendinë e tij kriminale.

“Projektligji që sot do të miratohet nga votat e noterit personal të Ramës, mëton t’i kalojë kompetenca ekstra ligjore agjencive të qeverisë si e si që kjo e fundit të përdorë pushtetin e saj për të kryer ndere personale”, tha Tabaku.

Ish-deputetja demokrate, bën me dije se praktikisht do të kemi dy ligje në fuqi që janë në kundërshti të pastër me njëri-tjetrin.

Ajo thekson se ligji për planifikimin e territorit dhe ligjin në fjalë që i jep të drejtën ASHK-së të vjedhë kompetencat e IKMT-së, me qëllimin që procesi i legalizimeve jo vetëm të mos përfundojë, por të jetë një rrjetë me të cilën qeveria të marrë vota dhe të abuzojë me pushtetin.

“Të vetmit që mund të gëzojnë me këtë ligj janë padyshim oligarkët e shpurës së kryeministrit Rama. Janë pikërisht ato që mbrohen specifikisht për gjoja investimin e tyre me ato që njihen si qera 99 vjeçare”, theksoi Tabaku.

Sipas saj, ligji i jep fuqi Ramës dhe vartësve të tij të kenë autoritetin e një gjykate, duke vendosur për kufinjtë e pronës në rast konflikti, të drejtë që deri më sot e kanë vetëm gjykatat në Republikën e Shqipërisë, që bie ndesh me Kodin e Prcedurës Civile duke marrë fuqi e kompetenca ekstraligjore.

Tabaku deklaroi se Komisioni i Venecias foli qartë për këtë ligj si dhe për grupin prej 10 ligjesh që PD ka vite që i denoncon.

“Miratimi i këtij Ligji është një hap më tej në uzurpimin e çdo hapësirë institucionale, në marrjne e çdo kompetence dhe në rrëmbimin e cdo përgjegjësie”, tha ajo.

 

 

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy