Basha për darkën e qeveritarëve në Dubai: E kanë mendjen te vera, por vendi është nën ujë

Basha për darkën e qeveritarëve në Dubai: E kanë mendjen te vera, por vendi është nën ujë

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha me anë të një video thotë se Rama dhe ministrat e qeverisë e kanë mendjen te vera dhe rakia, ndërkohë që duhet të ishin duke menduar për qytetarët që po kalojnë ditë të vështira si pasojë e përmbytjeve.

Basha fokusohet te video që qarkulloi në rrjet me ministrat dhe anëtarët e qeverisë të cilët konsumonin një darkë në Dubai në një nga restorantet më të shtrenjta, ndërkohë që shkruan:

“Ndërkohë që vendi është nën ujë, mijëra familje po kalojnë dimrin e dytë në çadra, shqiptarët janë pa asnjë ndihmë përballë krizës ekonomike dhe shëndetësore, ministrat e Ramës shtrohen për shtatë palë qejfe në restorantin më të shtrenjtë në Dubai.

Është koha të kemi një qeveri që kujdeset për njerëzit, dhe jo këtë që e ka mendjen vetëm për veten e saj,”-shkruan Basha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy