
Është mbyllur zyrtarisht afati për të dorëzuar aplikimin për kreun e ri të Prokurorisë së Përgjithshme.
Zyrtarisht janë 7 kandidatë për të pasuar Adriatik Llallën në postin e Prokurorit të Përgjithshëm.
Për disa ditë më radhë prokurorë të ndryshëm kanë dorëzuar dosjet e tyre të aplikimit.
Tre ditët e fundit kanë qenë intensive, pasi edhe numri i aplikantëve ishte më i madh.
I pari që zyrtarizoi kandidaturën ishte prokurori i Durrësit Ferdinand Elezi dy ditë më parë. Ndërsa Arta Marku, prokurorja nga Shkodra, iu bashkua Elezit për këtë post të rëndësishëm, ndërkohë sot janë zyrtarizuar edhe 5 emrat e tjerë.
Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja bëri thirrje disa herë që të aplikohet pasi afati i fundit ishte ora 18:00, e ditës së sotme.
Më pas, do të zhvillohen seancat dëgjimore me ta ne Kuvend dhe me tej votimi i thjeshte në Parlament.
JA LISTA E PLOTË E KANDIDATËVE
1- Ferdinand Elezi;
2- Arta Marku;
3- Besnik Muçi;
4- Arqile Koça;
5- Granit Shahu;
6- Ermira Tafani;
7- Artur Selmani.



