Qeveria shqiptare dhe ajo e Maqedonisë së Veriut kanë vendosur mbajtjen e mbledhjes së përbashkët më 14 nëntor në Shkup, u vendos në seancën e 100-të të Qeverisë maqedonase.
U shqyrtua dhe miratua Informacioni për mbajtjen e mbledhjes së dytë të përbashkët të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë.
Seanca do të mbahet në Shkup.
Mbledhja pritet që të nisë në orën 10:30 për tu mbyllur brenda ditës.
Ndryshe, më 25 tetor të këtij viti në seancën e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut ku ndër të tjera u vendos për lëvizje me letërnjoftime në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.
Gjithashtu u miratua edhe vendimi për njohjen e kualifikimeve profesionale ndërmjet këtyre vendeve. Këto marrëveshje janë në kuadër të Procesit të Berlinit.
Kujtojmë se në korrik, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut morën dritën jeshile për të filluar negociatat, të cilat mund të çojnë në anëtarësimin në union.



