
Gazetari Denis Dyrnjaja thotë se hakerimi i të dhënave të shqiptarëve, të cilat vijojnë të publikohen nga Homeland Justice rregullit, është një skandal që lidhet me sigurinë kombëtare.
Si i tillë, sipas Dyrnjasë, do t’i shërbente çdo opozite, me përjashtim të opozitës shqiptare, e cila hesht se nuk di ose se nuk do.
Këtë çështjen e skandalit të të dhënave të hakeruara nga AKSH nuk do të kishte opozitë në botë që s’do ta dëshironte t’i vinte si mundësi politike, kësaj opozitës tonë jo.
D.m.th. flasin për çdo çështje ku presin të ndahet ndonjë thelë financiare por jo për një çështje si hakerimi i të dhënave që është mbi të gjitha edhe një çështje edhe skandal që lidhet me sigurinë kombëtare. Përse hesht opozita për këtë çështje, se nuk di apo se nuk do?!
Shqipërisë vend anëtar i NATO-s i kanë shpërthyer drynat e shtëpisë dhe e kanë zhveshur nga çdo e dhënë, ku ka besueshmërinë më minimale, sepse i mungojnë kreditet e besimit publik për kartën e antikorrupsionit, kur vetë ka rënë nga pushteti për korrupsion.



