Propozimet e PD për ndryshimet kushtetuese, Çani: Vetingut po i thuhet po për të goditur Berishën dhe Metën (VIDEO)

Propozimet e PD për ndryshimet kushtetuese, Çani: Vetingut po i thuhet po për të goditur Berishën dhe Metën (VIDEO)

Propozimet e PD për ndryshimet kushtetuese për të cilat PS është deklaruar e gatshme ti diskutojë, gazetari Arian Çani e ka cilësuar si fillimin e një marrëveshje që nuk do ndalojë këtu, por do avancojë me fabula të tjera.

Kjo marrëveshje sipas Çanit shënon momentin që Basha ti thotë po vetingut të politikanëve sepse janë dy njerëz kundërshtarë, Meta dhe Berisha.

Intervista:

Propozimet e PD për ndryshimet kushtetuese kanë marrë shumë vëmendje ku kërkohet vetingu i politikanëve. Por ndryshe nga koha kur PS ishte në mënyrë kategorike kundër, Balla ka deklaruar se PS është e gatshme të diskutojë çdo gjë me PD, a do të thotë kjo një marrëveshje mes palëve?

Çani: Sigurisht që ky është fillimi i një marrëveshje që nuk do ndalojë këtu, do avancojë me fabula të tjera. Por siç e lexoj unë tani është momenti që Basha ti thotë po vetingut të politikanëve sepse sot janë dy njerëz kundërshtarë, Meta dhe Berisha. Vetingut po i thuhet po nga Basha dhe nga Rama për të goditur Berishën dhe Metën. Do ketë dëme kolaterale të tjera. Do bien disa dëshmorë të tjerë rrugës, që janë pesha shumë më të lehta, ndoshta nga të dyja palët. Këtë lëvizje unë kështu e lexoj. Palët do ta mbulojnë marrëveshjen, do ti hedhin vello, por me shumë gjasa dy njerëzit që spo lënë të qetë Ramën dhe Bashën, Berisha më shumë dhe Meta që mezi pret të shpërthejë.

Nga ana tjetër kemi një tjetër propozim interesant qe vjen nga PD për rikthimin e komunave. Duket ne tepër si një taktike elektorale për të maksimalizuar votën permes shtimit te njësive administrative. Si e shihni ju këtë?

Çani: Mund të jetë, por unë se kam kuptuar mirë këtë. Mesa duket nga llogaritë që ka bërë opozita është që me futjen e komunave mund të votohet më shumë. Më duket përpjekje normale e opozitës.

Zoti Çani, Basha foli një dite më parë për interesa personale te Sali Berishes. Mendon se te dyja palët do te shkojnë deri aty sa te hapin kartat për lidhje qe mund te implikojnë ata vete personalisht por dhe familjaret e tyre?

Çani: Nuk e di se deri ku mund të shkojë kjo histori, por do ketë zhvillime mendoj, nuk do mbetet me kaq. Mendoj se Basha është në të drejtën e vet për ta thënë këtë gjë sepse Berisha ka nisur betejë për të rrëzuar Bashën. Çdo gjë në këtë jetë kur ka luftë për pushtet ambicia e parë është personale. Nëse s’do kishte ambicje personale doktori s’do kishte pse ti futej kësaj gare.

PD ka deklaruar se përjashtimin e Berishë ia ka kërkuar Ambasada Amerikane?

Çani: Nuk ka thënë ndonjë gjë të re. Mjafton të kujtojmë që Basha ka thënë se ato që unë pashë për doktorin dhe familjen e tij ishin shumë të rënda dhe kjo ishte më e rëndë. Basha tani po ndjen që diçka duhet të bëjë. Po ndjen që Berisha ka shumë fuqi dhe Basha sado të jetë i mbrojtur është i detyruar të reagojë. Do jetë interesante të shohin se çfarë do nxjerrin për njëri-tjetrin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy