Basha ka hequr dorë nga beteja e tij për të rimarrë Partinë Demokratike.
Kështu u shpreh Festim Dushku, kryetar i PD në njësinë numër 12 në Tiranë, një nga mbështetësit e Bashës.
Teksa thotë se kryetari i tij i preferuar e ka përfunduar misionin, Dushku mban ende në zyrën e tij librin dhe foton e Bashës. Është për bashkimin e të gjithë demokratëve por me kushtin që partia të pastrohet nga të vjetrit, duke përfshirë dhe Berishën.



