
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati e quan një ditë të madhe Shqipërinë, ditën e sotme kur Komisioni Europian rekomandon çeljen e negociatave.
Në një postim në "Twitter", shefi i diplomacisë shqiptare shkruan se "rekomandimi i qartë dhe i fortë është mesazh i qartë se reformat e thella dhe të pareshtura po japin fryte. Kjo është një ditë për të përveshur mëngët dhe vijuar me punën e madhe".
Bushati falenderon Hahn për angazhimin, shefen e diplomacisë së BE Mogherinin dhe presidentin e Komisionit Europian Juncer.



