Raporti i DASH/ Muçi: Sistemi i drejtësisë nuk funksionon, kambanë alarmi për shoqërinë

Raporti i DASH/ Muçi: Sistemi i drejtësisë nuk funksionon, kambanë alarmi për shoqërinë

Ish- prokuror i krimeve të rënda Besnik Muçi në një lidhje skype me ‘MCN Live’ ka komentuar raportin e DASH ku u shpreh se sistemi i drejtësisë në Shqipëri nuk funksionon.

Ai tha se drejtësia është e kontrolluar politikisht dhe se sipas tij raportet e fundit të DASH duhet të ngrenë në këmbë të gjithë shoqërinë.

Sistemi gjyqësor është cenuar rëndë dhe pa këtë sistem nuk ka qeverisje, drejtësia në Shqipëri nuk funksionon. Ne duhet të kuptojmë se ai raport ishte një dëm i madh i shtetit dhe duhet të reagojmë të kuptojmë se kush ishte shkaku, dhe një nga ato ishte shkatërrimi i sistemit të drejtësisë i cili kontrollohet nga politika.

Ai raport është një këmbanë për të gjithë shoqërinë shqiptare sepse në raport u shpreh qartë që shoqëria shqiptare nuk mund të ecë më kështu, drejtësia është e kontrolluar politikisht. Kjo është një këmbanë alarmin për të gjithë shoqërinë dhe që duhet reflektuar, është në ngërç shoqëria shqiptare.

Ndërsa i pyetur për mandatin e deputetes Olta Xhaçka, Muçi tha se vendimi i vitit të kaluar ishte i qartë dhe se vendimmarrja e parlamenti është në shkelje të hapur të Kushtetueses.

Xhaçka ka interes publik politik, për mua vendimi i vjetshëm ishte i qartë dhe i thjeshtë nuk ka parlamenti asnjë kompetencë vendimmarrëse dhe vendimmarrja e parlamentit është në shkelje të qartë dhe të hapur të Kushtetueses. Se çfarë tregon dhe çfarë mesazhi jep parlamenti me veprimin që bëri për mua parlamenti nuk ka asnjë kompetencë sipas gjykatës kushtetuese. Në gjykimin tim kushtetuesja do jetë guri provës në bazë të vendimit që do të marrë sepse ka të bëjë me konflikt interesi të personave që na qeverisin ne.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy