Xhaçka vizitë zyrtare në Izrael: Aleat i vyer i NATO-s në luftën kundër terrorizmit

Xhaçka vizitë zyrtare në Izrael: Aleat i vyer i NATO-s në luftën kundër terrorizmit

Në të parën vizitë të një ministri të Mbrojtjes në Tel Aviv, Olta Xhaçka, e ka cilësuar Izraelin një aleat të vyer të NATO-s në luftën kundër terrorizmit.

Ministrja e Mbrojtjes shprehu gatishmërinë  për një memorandum bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes mes dy vendeve.

Ministrja Xhaçka e cilësoi Izraelin si një aleat të vyer të NATO-s në luftën kundër terrorizmit dhe shprehu gatishmërinë e vendit tonë për një memorandum bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes mes dy vendeve.

Nga ana e tij, ministri Avigdor Liberman vlerësoi rolin e Shqipërisë për garantimin e sigurisë dhe paqes në Ballkanin Perëndimor dhe u shpreh se dy vendet ndajnë të njëjtat vlera si aleatë strategjikë për sigurinë në rajon.

Siguria kibernetike, industria ushtarake, ishin po ashtu disa nga çështjet që u diskutuan mes ministrave të Mbrojtjes, të cilët folën dhe për  një projekt të afërt për shkëmbimin e modeleve dhe kurrikulave në fushën e edukimit dhe trajnimit ushtarak.

Në Jerusalem, ministrja Xhaçka zhvilloi takime në Këshillin Kombëtar të Sigurisë si dhe bëri homazhe e vendosi kurorë me lule në Yad Vashem, Memoriali në nderim të viktimave të Holokaustit.

Vizita e ministres Xhaçka në Tel Aviv, vjen pas votës kundët të rezolutës së SHBA që e njeh Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy