Berisha: Deputetët që s’janë në grupin tonë, të mirëpritur në PD. Ta harrojmë betejën me njëri-tjetrin dhe t’i përvishemi Ramës  

Berisha: Deputetët që s’janë në grupin tonë, të mirëpritur në PD. Ta harrojmë betejën me njëri-tjetrin dhe t’i përvishemi Ramës  

Kreu i PD-së Sali Berisha u shpreh sërish sot se dera e partisë është e hapur për deputetët që ende s’i janë bashkuar grupit parlamentar demokrat.

Berisha kërkon që të harrohet dhe arkivohet beteja me njëri-tjetrit, për “t’iu përveshur Ramës dhe regjimit të tij”.

 

Drupal Ad

 

 

 

"Asgjë nuk mund të ndajë demokratë e betuar për të qenë opozitë e vërtetë. Deputetëve të PD që akoma nuk janë në grupin tonë, thirrja më miqësore, vendi juaj është tek elektorati i PD. Mos harroni kurrë se me këtë logo, me këtë flamur keni bërë të gjithë fushatën. Se dhjetëra mijëra zgjedhës u votuan ju me këtë flamur, ndaj dhe jeni të mirëpritur. Jeni të mirëpritur në gjirin e grupit parlamentar të PD. Beteja e madhe është përpara. Të harrojmë dhe arkivojmë njëherë e mirë betejën njëri me tjetrin. T’i përvishemi Edi Ramës në emër të atyre qindra e mijëra shqiptarëve që vuajnë nën regjimin e tij. Përgëzoj të gjithë ata demokrate e demokratë, të cilët që sot kanë marrë dhe po marrin vendimet e duhura. I garantoj se beteja dhe fitorja do të jetë fati ynë!”, tha Berisha nga dritarja e banesës ku ndodhet në arrest shtëpie.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy