Maksim Malaj rikthehet në postin e prefektit të Elbasanit
Ish-prefekti i Elbasanit, Maksim Malaj, është emëruar sërish në këtë post. Malaj ka mbajtur postin e Këshilltarit për çështjet e sigurisë për kryeministrin.
Maksim Malaj ka qenë Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, më vonë i emëruar Shef i Qendrës Ndërinstitucionale Operacionale Detare. Ai ka mbajtur detyrën e Prefektit të Qarkut Elbasan, për t'u zëvendësuar nga Gledian Llatja. Pak muaj më parë, ky i fundit u dorëhoq dhe më pas u mandatua kryebashkiak i Elbasanit.
Në mbledhjen e fundit të qeverisë, kryeministri Rama ka vendosur t’ia besojë Prefekturën e Elbasanit Gjeneral Major Malajt.
MCN Radio
103.1 FM
MCN Radio
103.1 FM
Intro
MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.