LSI zgjedh forumet drejtuese me votim elektronik

LSI zgjedh forumet drejtuese me votim elektronik

Lëvizja Socialiste për Integrim e Tiranës ka përmbyllur të premten procesin e riorganizimit të strukturave, që është shtrirë në çdo njësi të kësaj force politike në Bashkinë e re të Tiranës gjatë javëve të fundi.

Mbledhja e parë e Komitetit Drejtues të LSI Tiranë ka përmbyllur këtë proces riorganizimi pas Konventës Zgjedhore të Tiranës që u zhvillua fundjavën e kaluar.

Në këtë Konventë u votua për anëtarët e rinj të Komitetit Drejtues LSI Tiranë, ndërsa kryetar i kësaj dege u zgjodh përmes votimit elektronik Endrit Braimllari.

Ndërkaq, në mbledhjen e konstituimit e KD-së së LSI Tiranë anëtarët votuan po nëpërmjet votimit elektronik për forumet e reja drejtuese të degës së kryeqytetit dhe Kryesisë së LSI Tiranë.

Kështu, Kryetar i Komitetit Drejtues të LSI Tiranë u zgjodh Brunilda Paskali, ndërsa Ardit Çela, Bahri Shaqiri dhe Linda Karadaku u zgjodhën tre Nënkryetarët e LSI Tiranë. Sekretari i ri Organizativ i LSI Tiranë do të jetë Rigels Gjikdhima.

Në bazë të statutit bëhen pjesë automatikisht në Kryesinë e LSI-së Tiranë edhe të zgjedhurit e LSI-së si kryetarë të njësive administrative në kryeqytet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy