Meta në Uashington: Ndryshimi i kufijve mes Kosovës dhe Serbisë hap "Kutinë e Pandorës"

Meta në Uashington: Ndryshimi i kufijve mes Kosovës dhe Serbisë hap "Kutinë e Pandorës"

Ndryshimi i kufijve do të hapte Kutinë e Pandorës. Kështu është shprehur kreu i shtetit shqiptar, Ilir Meta i cili mbajti një ligjëratë në në Universitetin amerikan “John Hopkins” në Uashington.

Ai tha se Ballkani është një "punë" ende e papërfunduar, ndërsa  e shikon si jetësore për rajonin ndërhyrjen e NATO-s, SHBA dhe BE.

Duke u ndaluar në referendumin për emrin e Maqedonisë, Meta u ndal tek faktori shqiptar, i cili tha se është stabilizues për rajonin.

Propozimi më i fundit për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi është kohë e çuar dëm. Do përbënte çelësin e hapjes së Kutisë së Pandorës, në kuptimin më të keq të saj. E paimagjinueshme që dialogu Kosovë-Serbi të prodhojë një marrëveshje, e cila do ndryshonte kufijtë sipas vijave etnike. Faktori shqiptar, katalizator jetik për hapësirën e kufijve të NATO dhe BE në rajon. Rezultati i referendumit në Maqedoni duhet të shërbejë si një sinjal zgjimi. NATO, BE dhe SHBA të vazhdojnë mbështetjen e tyre për Maqedoninë", deklaroi Meta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy