Pas fitores në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, kandidatja e PS-së në Lushnje Eriselda Sefa u shpreh se do të vazhdojë punët e nisura në Lushnje.
Do të vazhdoj punët e nisura dhe ftoj në bashkëpunim të gjithë qytetarët dhe ata që mbështetën, edhe ata që votuan kundër”, shprehet Sefa.
Ndërkaq, drejtuesi i PS në Lushnje Taulant Balla deklaroi:
Punët do të fillojnë menjëherë. Gjithë angazhimet që kemi marrë, ne do t’i qëndrojmë fjalës sonë.



