Saimir Tahiri do të përballet me gjykatësen Liljana Baku, në lidhje me akuzën e trafikimit të narkotikëve. Seanca pyetësore do të realizohet ditën e hënë në orën 09.30 në Gjykatën për Krime të Rënda, ku ish-ministri i Brendshëm do të japë shpjegimet e tij, bashkë me avokatët.



