Dyrnjaja: Qeveria nuk bie me gjithë këto skandale, prej paaftësisë së opozitës dhe kapjes së saj

Dyrnjaja: Qeveria nuk bie me gjithë këto skandale, prej paaftësisë së opozitës dhe kapjes së saj

Gazetari Denis Dyrnjaja ngre dyshime nëse Sali Berisha me paralajmërimin që nuk do hyjë në zgjedhje, paralajmëron dyshimin për humbje.

Ai ndan bindjen se protesta do të jetë hapi më i afërt si reagim i opozitës në raport me Edi Ramën pas skandalit me ish-zyrtarin e lartë të FBI, si matje e temperaturës për atë që ka ndodhur.

Duke folur nga studio e MCN Live, Dyrnjaja tha se struktura bazike elektorale e Edi Ramës nuk ndryshon, por se çështja është a do ndikojë te shtresa gri, për t’i nxjerrë në votime në 14 maj.

Mos kini asnjë iluzion se ato vota që ka Partia Socialiste do të ulen. Le të bëjë çfarë të dojë se ata do shkojnë të votojnë Edi Ramën, që në mëngjes.

Do jenë patronazhistët do shohin, sa hynë, ku hynë, ku dolën. Këta nuk i ndikon ky skandal, dhe këto skandale që po plasin rresht a ka ndonjë ndikim mbi grinë.

Na duhet sondim i pavarur, jo i partive. Çfarë ndikimi sjell tek elektorati gri skandali i inceneratorëve, tubi i aspiratorit që kullon 500 mijë euro.

Më thoni një shtet demokratik, ose gjysmë demokratik, apo hibrid si ky i yni që qeveria nuk do kishte rënë me këto skandale. Pse nuk bie qeveria?

Se opozita është e paaftë për ndryshim, ose bashkëveprim. Se të kesh gjithë këto skandale, mjafton ky i fundit sido të jetë i implikuar, mjafton që Kryeministri e ka takuar këtë person që është nën hetim, kur Kryeministri thotë se përgjegjësia është individuale.

Ky është rasti tipik që opozita duhet ta kthente në kauzë. Berisha nuk fliste për SPAK, se atë ditë kishte të birin në SPAK.

Se nuk ka integritet dhe nuk e artikulon që SPAK duhet të marrë nën hetim Kryeministrin. Të gjithë ruajnë koordinatat e tyre, shkojnë deri në një limit ku luhet politikisht, por pa kaluar koordinatat.

Të gjithë luajnë shahun e vetë politik se e dinë se çfarë halli kanë mbas. Meta ka hallin e kutisë së Pandorës së vetë, Berisha të kutisë së Pandorës së vetë dhe Rara të kutisë të Pandorës së vetë.

Kur mendon se do jesh te “41 Biss” që s’merr dot as në telefon të shtëpisë, thua se çfarë pune kam unë me Ramën, me Berishën, etj.

Rama menjëherë pas skandalit del dhe u premton njerëzve para, do rrisim pagat dhe për sektorin privat.

Një ndërhyrje tërësisht e pakuptimtë, se nuk e përcakton qeveria pagën minimale për sektorin privat. Vetëm për të hapur një debat publik.

Fakti që futi Alabbar, ne do merremi me Alabbar dhe harrojmë këtë që kemi tani.

Rama o fut pensionet, o Alabbar, o fut një sherr dhe menjëherë ne me që rendim pas lajmeve të ditës humbim objektivin dhe se kush është parësore.

Se këtu vetëm bomba plasin. Prandaj është e nevojshme opozita, që të jetë e strukturuar dhe t’u shkojë çështjeve deri në fund.

Se opozita është e kapur vetë. Përzihen të gjitha këto bashkë dhe Rama del duke pirë kafen në mëngjes dhe tallet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy