Balla: Duhet të marrë fund ngërçi i dekreteve, Meta të mos sillet si kreu alternativ i opozitës

Balla: Duhet të marrë fund ngërçi i dekreteve, Meta të mos sillet si kreu alternativ i opozitës

Parlamenti mblidhet sot në një seancë jashtë radhe për të miratuar dekretimin e ministrave të rinj. Kreu i shtetit ka dekretuar pak ditë më parë, në distancë kohore nga njëri-tjetri, të gjithë emrat e propozuar nga Rama për ministra të rinj të kabinetit të tij. Por mbetet ende pezull posti i ministrit të Jashtëm. Presidenti Meta nuk ka dekretuar ende shkarkimin e Ditmir Bushatit dhe kalimin e kompetencave të tij kryeministrit Rama.

Mësohet se në seancën e parashikuar për në orën 17:00 do të marrin pjesë edhe deputetët e opozitës. Partia Demokratike do të mbledhë grupin parlamentar një orë para nisjes së seancës, për të diskutuar rreth strategjisë që do të ndjekin demokratët.  

Ndërkohë, paraditen e sotme, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka folur për dekretimet e ministrave të rinj nga presidenti Ilir Meta. Duke folur nga Elbasani, Balla u shpreh se sot duhet të marrë fund ngërçi i dekreteve.

"Shpresoj që Meta të ketë përgjigje brenda orës 17:00, Presidenti të bazohet në Kushtetutë, nuk mund të sillet si kreu alternativ i opozitës. Ministrat e rinj janë profesionistë të punës. PS nuk ka komplekse politike".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy