Bushati thumbon Doshin: Shkodrës nuk i duhen personazhet e filmave me mafiozë dhe kriminelë

Bushati thumbon Doshin: Shkodrës nuk i duhen personazhet e filmave me mafiozë dhe kriminelë

Pas fitores së PS-së në të gjithë vendin, ku mori 74 mandate në zgjedhjet e 25 qershorit, ka reaguar kryesuesi i listës së kandidatëve për deputetë në Shkodër, Ditmir Bushati.

Megjithëse pranon se në qarkun e Shkodrës, loja e numrave nuk është e drejtë, ku PS-ja mori 4 mandate, ndërsa PD-ja 5, Bushati shprehet i kënaqur nga deputetët e PS-së që do të përfaqësojnë Shkodrën në Parlament.

Nga ana tjetër, duket se në mënyrë indirekte, Bushati i ka kthyer përgjigje sulmimit të deputetit të PSD Tom Doshit, i cili ditën e djeshme hodha akuza të forta ndaj tij duke thënë se “ai ka lindur i zi".

Bushati thotë se në Shkodër nuk ka vend për njerëz që ngjajnë si personazhe të filmave mafioz, të cilët janë të lidhur me krimin.

STATUSI I PLOTE 

Sllogani i kësaj fushate ishte “Shqipëria që duam”! Shkodra si “principatë” rebele dhe kreative, ja kishte qejfi ta thoshte “i fije” n’gegnisht “Shkodra që dum”. Sot, Shkodrën që dum e kemi të përfaqësuar në Kuvend nga lista e Partisë Socialiste. Nga lista e shkodranëve të punës si Luani. E shkodraneve luftarake si Senida, e malësorëve të palodhur si Paulini. E njerëzve që nuk kërkonin vota, por kërkonin mbështetje. E njerëzve që nuk kërkonin pushtet, por akses që të sillnin më shumë projekte e investime për Shkodrën.

E kam thënë thuajse në çdo takim gjatë fushatës zgjedhore që armiku i Shkodrës është varfëria, padrejtësia, pabarazia sikundër politika e ndasive që e ka mbajtur Shkodrën në kthetrat e së shkuarës. Ne, shkodranët kemi vullnet të hekurt! E ndërtojmë dhe e rindërtojmë “Rozafën” sa herë të jetë e nevojshme, dhe këtë duhet e do ta bëjmë sa të kemi fuqi!

Për Shkodrën që reflektonte në sytë e mijëra vajzave dhe djemve, që na ndoqën kudo të mërzitur nga keqpërfaqësimi i deritanishëm e të neveritur nga lloj lloj personazhesh që më shumë kanë lidhje me filmat me mafioze që administrojnë interesa kriminale se sa me Shkodrën që dum, duhet ta ngrejmë “Rozafën”.

Për Shkodrën e qindra dhe mijëra shkodranëve të lodhur nga hallet, por të pa mposhtur nga pazari i votës, duhet ta ngrejmë “Rozafën”. Duhet ta nxjerrim nga harta e varfërisë për ta rifutur në rrugën e zhvillimit. Është një luftë që nuk fitohet veç me një betejë. Rozafa sot është simbol i shpresës, optimizmit, dinjitetit, mirëqenies. Rozafa sot jemi të gjithë ne me sytë nga Shkodra që dum.

Faleminderit Senidë, Paulin, Luan, Teuta, Vilson, Myzafer, Bledianë, Pjetër. Faleminderit posaçërisht Paulin Lulit, i cili solli një rezultat spektakolar nga Puka dhe Fushë Arrëzi dhe që e meritonte plotësisht mandatin për fushatën me zemër e plot dinjitet.

Por loja e numrave shpesh është e padrejtë! Sot pas shumë vitesh keqpërfaqësimi, keqkuptimi e keqadministrimi me Shkodrën, kemi nje ekip grash e burrash normal që jetojne me dhe për Shkodrën, e jo me pushtetin e radhës për shkak të frikës që kanë nga drejtësia, të gatshëm për ta përdorur mandatin e fituar në funksion të zhvillimit të Shkodrës.

Sepse Shkodra, qendra simbol e civilizimit të Shqipërisë, meriton të njëjtin zhvillim si Tirana, Durrësi, Vlora e Korça. Sepse Shqipëria ka nevojë për një zhvillim harmonik e të qëndrueshëm nga Veriu në Jug! Faleminderit Shkodër :)! 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy